“Çmenduri”, “Paranojë”, “Histeri patriotike”... sa shumë terma i janë vënë Vladimir Putinit, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Përdorimi i këtyre termave, për të cilësuar presidentin, shpejt u përball në kundërshtime: kjo do të përbënte tkurrjen e çështjes ose, të paktën, psikologjizimin e saj dhe drejtimi për ndihmë në këtë fushë të të kuptuarit, nuk do të ishte legjitime këtu. Gjithsesi, për arsye të gabuara i mohohet çdo përshtatshmëri, sikur referimi më i vogël i dimensionit psikik mund të na kthejë vetëm në një psikologjizëm mëdyshës, që përfundimisht, do të çonte vetëm në dehistorizimin dhe depolitizimin e çështjes./Konica.al
Çmenduri dhe logjikë
Megjithatë, refuzimi kategorik për të përdorur këtë regjistër leksikor të huazuar nga psikopatologjia mbështetet në një sens kureshtar të çmendurisë, të asimiluar me mungesën e arsyes, madje e pakuptueshme, siç e dimë, në një farë mënyre ajo shkon gjithmonë me çmendurinë si “një tabu”. Presupozimi do të ishte si vijon: brohoritja e “çmendurisë” së Putinit do të konsistonte në heqjen dorë nga prodhimi i kuptimit, duke konsideruar se veprimet e tij janë krejt pa koherencë, të paparashikueshme, madje absurde. Shkurt, nuk do të ishte e mundur të kërkohej t’i kuptosh ato kohë, duke rrëmuar arsyet e tyre, duke u dhënë kuptim.
Mirëpo, siç vihet shpesh në dukje, Putini është gjithçka veç mungesë konsekuence. Për vëzhguesit e politikave të tij të brendshme dhe të jashtme, kjo luftë kishte nisur kohë më parë: Putin kishte kohë që thoshte saktësisht atë që po bënte. Ajo që ne kemi parë është shumë më tepër një përshpejtim (pa dyshim tronditës), sesa një ndryshim i papritur në strategjinë gjeopolitike. A duhet të përjashtojë ky interpretim çdo referencë ndaj tipareve psikopatologjike? Do të kishte një konfuzion, që vëmendja më e vogël ndaj patologjive të psikikës do ta zhbëjë: ligjërimi dhe aktet e “marrëzisë” – dhe në këtë rast, meqenëse kështu do të ishte, “paranojakët” – janë gjithçka tjetër veçse irracionalë dhe absurdë. Madje, nga ky këndvështrim, ata janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Deliri i bindet një logjike të përsosur dhe, për më tepër, është kjo mungesë e dëmtimit që e përbën atë si delir, sepse ai shënon papërshkueshmërinë e përsosur ndaj arsyeve të tjetrit, të konstituuar si armik. E vërteta nuk ka asnjë efekt në delir. Më keq: refuzohet, mohohet.
Ta quash Putinin të çmendur, a është kjo fyerje e njerëzve me çrregullime mendore?
Por mund të konsiderohet gjithashtu, se duke iu referuar kësaj lloj kategorie psikiatrike, do të ishte e padrejtë të bëhej një diagnozë, të praktikohej psikiatria “e egër” (edhe pse nuk i drejtohet personit të parë të interesuar), në kundërshtim me rregullat etike që përcaktojnë klinikë, madje edhe në kundërshtim me këta pacientë me çrregullime psikiatrike, të cilët do ta gjenin veten të identifikuar pavarësisht se ishin me një kriminel. Kjo përbën një rast të keq. Së pari, sepse duket e vështirë të identifikohen pacientët, të cilët në shumicën e rasteve janë jashtëzakonisht të cenueshëm për shkak të patologjive të tyre ndaj një njeriu mjaft përgjegjës për të zgjedhur të jetë fajtor për krime lufte. Që nga pikëpamja etike nuk mund të bëjmë një diagnozë nga distanca, askush nuk e kundërshton këtë, por a është fjala për këtë? Dukshëm që jo. Nuk kemi të bëjmë me një akuzë (përveç se konsiderojmë se këto terma psikiatrikë janë vetëm anatema – a do të ishim akoma atje?), por më tepër fjalë që tregojnë nëse jo një “strukturë” psikike, të paktën një karakterizim të dinamikës psikike të një individi, ai që mund të hedhë dritë se si një ndjenjë poshtërimi shndërrohet në urrejtje, për të cilën në këtë rast, për shkak se autori i saj është në gjendje të shpallë luftë, një popull i tërë e paguan çmimin. Pra, këto terma kanë një funksion ndihmues: ata kërkojnë të sugjerojnë atë që saktësisht i reziston një kuptimi të caktuar (këtij “racionaliteti” të famshëm putinian apo edhe rus, të cilin “racionaliteti” perëndimor do të luftonte për ta kuptuar).
Çmenduri dhe ideologji
Përtej gjeopolitikës putiniane, është gjithashtu një çështje e prodhimit të kuptimit përballë skenave horror që ne po dëshmojmë: “justifikimi” i asaj që nuk mund të jetë. Në fakt, hasim një problem filozofikisht shumë klasik, atë të racionalizimit të së keqes. Dhe nuk duhet të dalim shumë shpejt në përfundim, se do kishim të bënim me psikologjizmin e çështjes ose, më keq, “të bësh moral”. Gjithçka ndodh përsëri sikur zgjedh të hedhësh dritë mbi atë që në psikikë dhe gjarpërimet e saj, në rrethana të mirëpërcaktuara historike dhe politike, mund të krijojnë një diktator dhe një kriminel, që përbën zvogëlimin e dhunës gjenocidale në statusin e një akti të izoluar nga “i çmendur”. Sikur një ”i çmendur” të mos kishte logjikë, të mos kishte logjikën e tij./Konica.al/Ky lloj kundërshtimi çon çuditërisht në shkëputjen e çmendurisë nga ideologjia, në refuzimin e pyetjes sesi “intelektuali” ushqehet gjithmonë me afektivin. Megjithatë, është e nevojshme të pranojmë, se veprimet tona pranojnë burime psikike të cilat përfshijnë gjithashtu, nëse jo kryesisht, dinamikë psikike, madje ekzistenciale. Sepse duhet të mendojmë edhe për forcën e ideologjisë, ajo që e shtyn njeriun të bëjë zgjedhjen e të gabuarave dhe asaj të urrejtjes, siç nënvizoi Sartri për antisemitin, në një tekst me aktualitet të frikshëm. Në këtë aspekt, duket se është urgjente të dalim nga monomania e hetimeve: lufta e Ukrainës, që na përballet ende sot dhe pavarësisht historisë sonë, me të papërfytyrueshmen, shtron për njerëzit se ne jemi një çështje që nuk është e thjeshtueshme në një analizë gjeopolitike, as në atë të përhershmërisë së mitit carist të Rusisë së Madhe: gjithashtu na detyron të mendojmë për atë gjë, që funksionon për këtë rikthim të përjetshëm të tragjedisë së Historisë, çka njeriu e bën gjithmonë të mundur dhe të mundshme. Na detyron të mendojmë për këtë “pasion për të keqen” që jeton në mendjen e Putinit, por edhe atë që i çon të rinjtë (shumë) drejt barbarisë, siç dëshmohet nga abuzimet e bëra në Ukrainë. Të mendosh jo vetëm për luftën, por për dhunën dhe mizorinë, në përmasat e një njeriu, në atë të një ushtrie. […]
Psikika dhe politika
Zemërimi, urrejtja, hakmarrja dhe mënyra sesi janë formuar nga një histori individuale, nuk janë mburoja që do të na dënonin të mos mendonim “seriozisht” për rrënjët e luftës. Përkundrazi, vetëm duke e shfrytëzuar veten me njeriun në të gjitha dimensionet e saj, ne do të jemi në gjendje t’i japim kuptim Historisë: në këtë kuptim, psikika është tashmë politike. […] Të kërkosh të kuptosh psikikën njerëzore për të menduar për rrezikun themelor të barbarizmit është gjithashtu ndjekja e kësaj detyre të pafundme të kulturës dhe ligjit me anë të së cilës ne duhet të mbajmë në distancë dhunën që banon në secilin prej nesh – një proces gjithmonë në zhvillim, që, siç thekson Kastoriadis, pas Frojdit, në kohë tashmë të trazuara, është gjithmonë një mrekulli. Të ruash me çdo kusht, vlefshmërinë thelbësore të kësaj ndarjeje mes kulturës e dhunës, do të thotë t’i shpëtosh asaj që Arendt, e quante banalizimi i së keqes, këtij regjimi psikik ku ky kufi, nuk ka më kuptim. Në këtë kuptim, pa ofendim për ata që refuzojnë të thërrasin “vlera”, Putini po bën luftë edhe ndaj demokracisë, këtij regjimi ku institucioni vendoset si mbrojtës kundër fantazive të të gjithëfuqishmit, me të cilat nuk do të mbarojmë kurrë, këtij regjimi që përbën dhunë dhe urrejtje si tabu./Konica.al