MENU
klinika

Feston fitoren e tij në gjyq

Johnny Depp organizon mbrëmjen indiane

07.06.2022 - 10:45

Depp nisi të festojë fitoren me çmime luksoze.

Johnny Depp shpenzoi më shumë se 62,000 dollarë (50,000 £) për një darkë të veçantë festive me “curry” me miqtë e tij të dielën në mbrëmje në Birmingham, Angli.

Depp, ka organizuar një festë me “kuzhinë autentike indiane”, kokteje dhe shampanjë roze në restorantin Varanasi.

Aktori – i deklaruar si “djalosh me këmbë në tokë” nga stafi i restorantit – shënoi një fitore të madhe të mërkurën kur iu dha fitorja me 10.35 milionë dollarë në gjyqin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.

Ylli i “Edward Scissorhands” shoqërohej nga miku dhe bashkëpunëtori i tij muzikant Jeff Beck, dhe 20 persona të tjerë në festën e tyre në atë që cilësohet si “restoranti më i madh indian i Birminghamit”.

Depp ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar për t’iu bashkuar Beck në turneun e tij. Ai madje u shfaq në skenë në disa nga shfaqjet e kitaristit, duke përfshirë një në “Royal Albert Hall” të Londrës në fund të muajit të kaluar.

Babai i dy fëmijëve udhëtoi për në Birmingham për të performuar me Beck në skenë për shfaqjen e tij në Sallën Simfonike të qytetit.

Restoranti prej 20,000 metrash katrorë u mbyll në mënyrë që Depp dhe miqtë e tij të mund të hanin privatisht, festa mes miqsh raportohet të ketë vazhduar deri në mesnatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN