Formula 1 po bëhet gjithnjë e më shumë një sport global, tërheqës dhe spektakolar. Aq sa të tërheqë vëmendjen e mjaft markave të njohura të automobilizmit në botë, që synojnë të hyjnë në këtë sport.
Dhe, kjo gjë, mund të realizohet nga viti 2026, kur hyjnë në fuqi rregullat e reja. Marka e parë automobilistike është Porsche, që pritet të bashkëpunojë me Red Bull, duke ofruar motorin e saj për makinën austriake.
Marka e dytë është Audi, që synon të hyjë si skuadër më vete. Kompania e njohur gjermane e automobilizmit synon të marrë kuotat e Sauber, që aktualisht quhet Alpha Tauri. Por deri në vitin 2026, kur do të aplikohen “power unit” e reja, gjithçka mund të ndodhë.
Marka e tretë është Honda, që u largua një vit më parë. Marka japoneze gjithashtu synon të jetë më vete, ose mund të bashkëpunojë me Alpha Tauri. Ende enigmë është emri i markës së katërt, por që sipas presidenti të Liberty Media, Stefano Domenikali, do të zbulohet pas pushimeve verore.