MENU
klinika

Rama në kongresin botëror të peshëngritjes

“Këtu miqtë janë Perëndi, SHBA mori medalje falë Pirro Dhimës”

26.06.2022 - 20:41

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat, duke thënë se Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i kishte bërë presion qeverisë.

“Dua t’ju them i dashur Muhamed, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi.

Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur cdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin probleme me vizat, ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes.

Ju keni ardhur njëherë në këtë formë, ju nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, herën tjetër mjaftoni vetëm një autorizim dhe ejani në Shqipëri kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi. Këtu miqtë janë perëndia” – tha Rama.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe peshëngritësi me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, për të cilin Rama nuk i kurseu lëvdatat:

“Ne jemi takuar në një kohë kur nuk ishit president. Shqipëria ju solli fat, ashtu sikurse i solli edhe mikut të dashur Pirro Dhima, i cili shkëlqeu si një yll i vërtetë dhe tani apo i ndihmon Amerikën që të shkëlqejë. Për herë të parë Amerika mori një medalje falë Shqipërisë”.