MENU
klinika

Purpureus Beratinus

Kodikët e Beratit

20.06.2022 - 17:02

        Shkruar në shekullin e 6-të pas Krishtit, në kohën e Perandorit te Bizantit me origjine ilire –  Justinianit të Parë – Kodikët e Beratit janë pjesë e trashgimisë tonë kulturore.

Kodikët janë libra të shkruar me shkronja argjendi dhe flasin për çështjet fetare, historike etj. Si të tillë, janë të rëndësishëm për informacionin rreth periudhës së krishterimit të hershëm.

Kodiku më i rëndësishëm, është ai i quajturi “Kodiku i Purpurt i Beratit” ose “Purpureus Beratinus”.

Këta libra të lashtë, humbën për një periudhë dhe u zbuluan rastësisht, në vitet 1950 në Berat. Gjatë pushtimit nazist në Shqipëri, gjermanët u munduan t’i gjenin, për t’i marrë me vete në Gjermani.

Kodikët, në fillim u dërguan për t’u restauruar, në  Kinë. 

“Kodiku i Purpurt i Beratit” është një dorëshkrim mjaft i rëndësishëm për fillimet e shkrimeve Biblike. Duke gjykuar nga teknika e shkrimit mendohet se ai është shkruar në shekullin e VI p.e.s. Gjithsej ka 190 fletë, të shkruara me shkronja të derdhura në argjend. Bukurshkrimi është i veçantë ndërsa gërmat janë të medha (majuscule).

Ai përmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut.

Lënda e dorëshkrimit është pergamen në ngjyrë të kuqe të thellë (purpurtë) prej nga ka marrë edhe emrin. Pjesë të tjera të rëndësishme të kodikut janë të derdhura në ar. Kapaku i dorëshkrimit është më i vonshëm se vepra, ai është metalik dhe me zbukurime skenash biblike.

“Kodiku i Artë i Anthimit” i përket shekullit të IX dhe është shkruar me gërma të vogla “minuscule”. Ai përmban 4 ungjijtë: sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Mateut. Figurat e ungjillorëve janë të rrethuara me korniza dekorative të ndërtuara me motive floreale dhe gjeometrike, rrathë dhe lule.

Të dy kodikët e Beratit janë pjesë e Kujtesës së Botës. Koïchiro MATSUURA, Drejtor i përgjithshëm i Unesco-s, është shprehur në lidhje me dy kodikët e Shqipërisë se janë thesare të vërteta të trashëgimisë shpirtërore botërore.

“”Kodiku i Purpurt i Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri, përbën një referencë thelbësore për letërsinë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, për kulturën kristiane. UNESCO i kushton një vëmendje të veçantë, ruajtjes së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


UNESCO

Berati Unik

Zbulohet relacioni i ministrit të Enver Hoxhës

Çfarë thuhej për monumentet dhe si nisi aksioni i madh i shkatërrimit


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen