MENU
klinika

Ministri i Jashtëm grek ironizon Erdoganin

“Koha e Sulejmanit të Madhërishëm në Mesdhe ka mbaruar”

05.06.2022 - 19:06

Marrëdhëniet e Ankarasë dhe Athinës janë në fazën më të nxehtë të tensionimit, më Turqinë e cila sipas Greqisë po provokon me aeroplanët luftarakë mbi ishujt helenë.

Në lidhje me këtë ka folur ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili ka akuzuar Turqinë, duke thënë se presidenti turk po përdor qëndrime neo-otomane ndaj Greqisë.

Dendias theksoi se pretendimet që i përkasin kohës së Sulejmanit të Madhërishëm, janë epokë e shkuar.

“Qëndrimet turke nuk i qëndrojnë asnjë kritike, ato janë manifestime të një revizionizmi neo-otoman, pjesë e një ideologjie të një të ashtuquajture superfuqi rajonale, e cila kërkon ta imponojë vullnetin e saj duke kërcënuar me fuqinë e vet kundër fqinjëve të saj…

Turqisë duhet t’i bëhet e qartë se politika e gjuajtësve, politika e Sulejmanit të Madhërishëm në Mesdhe, i përket tërësisht një epoke tjetër”, tha Dendias.

“Sinqerisht shpresoj që Turqia ta shohë qartë se kjo politikë është bllokuar, të kthehet në rrugën e konvergjencës drejt Bashkimit Europian, vlerave europiane dhe botërore dhe të kuptojë se Greqia mund të jetë një urë për në Europë, një urë për një më të mirë.

E ardhmja, të cilën unë e besoj fort në një pjesë shumë të rëndësishme të popullit turk dhe shoqërisë turke, pra sa herë që i jepet mundësia për të folur lirshëm dhe për të ndalur përpjekjen për të kufizuar shoqërinë turke dhe Greqinë në të ardhmen”, shtoi kryediplomati grek.

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër