MENU
klinika

Instituti i Shëndetit Publik e konfirmon

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Serbi

18.06.2022 - 10:44

Rasti i parë i lisë së majmunit është konfirmuar në Serbi. Siç shkruajnë mediat serbe, rasti u diagnostikua tek një person i cili kishte ardhur nga Gjermania.

“Instituti i Shëndetit Publik ka kryer hetimin epidemiologjik të rastit dhe janë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit në përputhje me udhëzimet metodologjike të ekspertëve”, kanë bërë me dije autoritetet vendase.

Ata kanë apeluar qytetarët që me qëllim ruajtjes së shëndetit, të zbatojnë të gjitha masat parandaluese dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Kurir” shkruan se tri ditë më parë, personi i infektuar është pranuar në Klinikën Infektive në Beograd, nën dyshimin se ka linë e majmunit.

Ai kishte puçra në trup, kishte ardhur nga Gjermania dhe më pas u konfirmua zyrtarisht se kishte linë e majmunit.