MENU
klinika

Volejboll

Kosova merr medaljen e argjendtë në Ballkaniadë

26.06.2022 - 16:49

Volejbolli në rërë i sjell një tjetër medalje Kosovës. Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani që përfaqësuan shtetin e Kosovës në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley arritën ta fitonin medaljen e argjendtë.

Në një konkurrencë të jashtëzakonshme, vajzat kosovare arritën të rrugëtonin deri në finale, për t’u mposhtur nga ekipi i parë i Turqisë. Edhe pse e nisën keq këtë aventurë, duke pësuar humbje, Ramadani dhe Sylejmani u rikthyen fuqishëm për t’i fituar tri ndeshje radhazi dhe për ta prekur për herë të parë në histori finalen e kësaj gare.

Por, aty hasën në paraqitje fantastike nga dyshja turke Gokalp dhe Merve, të cilat fituan 2-0 në sete për t’u shpallur kampione të Ballkanit. Në këtë garë, Kosova pati edhe ekipin e meshkujve, të cilët arritën një fitore dhe dy humbje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN