MENU
klinika

Xhudo sjell 2 medalje ari

Kosova shkon në 5 medalje në Lojërat Mesdhetare

30.06.2022 - 19:46

Nëse për Shqipërinë ishte një ditë “jo”, Kosova shkon në 5 medalje në total në Lojërat Mesdhetare. 1 ari dhe 1 bronzi u siguruan dje. Distria Krasniqi po vazhdon me sukseset e saja të jashtëzakonshme, ashtu si në Olimpiadë.

Ajo fitoi medaljen e artë në xhudo, në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj kroates Puljiz brenda dy minutave. Ndërsa Flaka Loxha fitoi medaljen e bronztë, duke mposhtur turken Bozkurt në peshën deri në 57 kilogramë. Këto medalje u siguruan të mërkurën.

Ndërsa ditën e enjte Laura Fazlliu fitoi medaljen e artë në peshën deri në 63 kg, Fazliu në finale mposhti xhudisten spanjolle Cristina Cabana Perez me një ëaza-ari në Golden Score.

Akil Gjakova arriti të fitonte medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë. Xhudisti kosovar triumfoi ndaj italianit Manuel Lombardo pas një dueli të gjatë dhe mjaft interesant.

Por jo vetëm në xhudo. Kosova siguroi medalje edhe në boks. Shpëtim Bajoku ka kaluar në gjysmëfinale dhe të bronztën e ka në xhep, ndërsa do të duelojë për finalen, për medaljen e arit ose të argjendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin