MENU
klinika

Volejboll

Kosto të larta, Shqipëria me 1 ekip në Kupat e Evropës

24.06.2022 - 12:59

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka bërë me dije sot se vendi ynë do të përfaqësohet vetëm me një skuadër në kupat e Europës, sezonin e ardhshëm sportiv 2022-2023.

Ai është ekipi i Tiranës për meshkuj. Bardheblutë e trajnerit Arben Sako janë kampionë në fuqi dhe do të jenë skuadra e vetme që do të mbajnë lart flamurin kuqezi në Europë. Tirana do të luajë në CEV Challenge Cup”, ndërkohë që shorti do të hidhet në Luksemburg më 28 qershor.

FSHV shpresonte që në arenën ndërkombëtare të përfaqësohej me më shumë skuadra, por janë tërhequr si Skënderbeu (kampion për femra) ashtu dhe ekipet e tjera. Kostoja e lartë e shpenzimeve ka stepur skuadrat të konfirmojnë pjesëmarrjen.