MENU
klinika

Sazani 4 ditë nën pushtetin e zjarrit

Kreu i Emergjencave: Shqipëria ka nevojë për pajisje shtesë

10.06.2022 - 11:36

Pas zjarreve të cilat shkatërruan ishullin e Sazanit, Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka deklaruar se Shqipëria nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar situata të emergjencës.

Në një deklaratë për mediat, teksa foli për përballimin e fatkeqësive natyrore, Çako u shpreh se mbrojtja civile duhet të funksionojë në mënyrë unike për të menaxhuar fatkeqësitë natyrore

I pyetur se kur do të ketë Shqipëria flotë të mirë për të përballuar situata të tilla, ai tha se jemi duke punuar për remontin e mjeteve ajrore dhe njëkohësisht autoritet janë në kontaktet me partnerët ndërkombëtarë.

“Jemi duke punuar intensivisht për të pajisur me gjitha mjetet e nevojshme për të menaxhuar sa më mirë pasojat e natyrës, natyrisht që Shqipëria ka nevojë për pajisje të tjera për të menaxhuar situatën e emergjencave. Kërkohet trajnim për njësitet e kërkim shpëtimit, emergjencat civile. Ne jemi duke punuar shumë edhe për remontin e mjeteve ajrore që disponojmë dhe jemi në kontakt me partnerët ndërkombëtar. Ashtu ndodhi edhe gjatë sportin me Greqinë e cila na dha suport për fikjen e zjarreve në Sazan. Kapacitetet nuk janë ato që duhet të jenë por ne po bëjmë përpjekje maksimale.

Jemi në partneritet jemi bërë edhe ne pjesë e suporteve tona në Kosovë. Në këto kushte kapacitetet e shtuara të vendit të rajonit janë kapacitetet të dubluara që shtojnë fuqinë ndaj fatkeqësive natyrore. Reagimi për nevoja të tilla ekstreme nuk do të ketë nevojë për procedurë.

Çështja e përmbytjeve dhe fatkeqësia natyrore që ka shumë risk ne jemi duke punuar pasi është një fenomen që vazhdon të vlerësohet në mënyrë konstante. Duhen rehabilituar zonat me risk të lartë. Lidhur me krizën ekonomike që sjell lufta në Ukrainë janë probleme ekonomike që i takon të tjerëve por emergjenca civile është e përgatitur për të qenë e gatshme për cdo nevojë dhe për të vendosur ekuilibra në tregun e brendshëm”, u shpreh Çako.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në ndihmë të zjarrfikësve edhe ushtarët

Në “luftë” me flakët, vazhdon zjarri në zonën e Repsit

Peleshi: Ndërhyrje nga ajri

Avioni grek për zjarrin në Sazan