MENU
klinika

"Sot më vjen keq kur i shoh!"

Kryeministri Rama ironizon liderët e Bashkimit Europian

08.06.2022 - 11:17

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone ironike për Bashkimin Europian dhe për diplomatët e Brukselit.

Në konferencën gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër, Rama thotë se i vjen keq për ta dhe se duhet t’i japë kurajo.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Ballkani Perëndimor nuk vdes.

“Këtu bëhet fjalë për të hapur bisedën. Ne të vazhdojmë bisedën mes nesh. Një gjë dua t’ju them në mbyllje. Dikur kur shkoja në Bruksel, shkoja që të merrja kurajo nga ata. Tani kur shkoj në Bruksel më duket sikur duhet t’i japë kurajo atyre, sinqerisht. Dikur më dukeshin ata në kulmin e formës, sot sikur më vjen keq kur i shoh atje. Të shkojmë atje, ju japim energji dhe atyre. Ballkani nuk vdes, por Ballkani i Hapur, aq më pak vdes. Kështu sido që të rrotullohet bota, Ballkani këtu do jetë, kam një lajm për ju, Serbia nuk do të largohet në ndonjë planet tjetër, Maqedonia jo e jo, as Bosnja. Ne shqiptarët skemi ku të shkojmë, BE me të parë me të bërë, por ne jemi këtu në mes të Europës, BE na bëjnë ata, por europianë jemi vetë” – tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk pritëm pushtimin në Ukrainë ta mësonim, por..."

Rama flet për raportin mes Serbisë dhe Rusisë, përmend e Kosovën