MENU
klinika

Blogerja ka një përgjigje

Kur do të fejohen Sarah Berisha dhe DJ PM?

04.06.2022 - 07:50

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut në “Big Brother VIP”, por pas daljes, janë treguar shumë të rezervuar. Pak javë më parë çifti bënë edhe udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit, ku zgjodhën Firencen.

“Ishin pushimet tona të para jashtë vendit edhe jemi kënaqur shumë, çdo gjë ishte shumë mirë na mbajti koha. Ishte hera e parë për mua që shihja Firenzen, ishte hera e parë për mua në stadium, ishim shumë mirë.”, tha ajo për televizionin “T7.

Sarah Berisha dhe Dj Pm kanë një “shqetësim”, e zbulon vetë çifti – Abc News

Sa i përket pyetjes se kur do të fejohen, Sarah tha se është një temë që nuk kanë në plan që ta diskutojnë për momentin. “Jo nuk e kemi diskutuar, as nuk do ta diskutojmë ende! Ka kohë për këtë pjesë.”, tha Sarah.