MENU
klinika

Pyetja që "e përndjek"...

Kur nis “Big Brother VIP 2”? Ja si përgjigjet Arbana Osmani

01.06.2022 - 09:48

Moderatorja Arbana Osmani shijoi ca ditë relaksi në Mykonos me partnerin dhe fëmijët e saj, pas përfundimit të sezonit televiziv dhe mbylljes së edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Tashmë që do të bëhet nënë për herë të tretë, ajo mezi e gjen kohën të bëjë aktivitetet e saj të preferuara dhe po ashtu t’i kushtojë kohë rrjeteve sociale.

Edhe kur e bën, prapë nuk i shpëton dot pyetjeve për “Big Brother VIP”. Në fakt, kjo pyetje e ka “përndjekur” Arbanën prej vitesh dhe ja ku iu rikthye prapë, tashmë që njerëzit janë kuriozë të mësojnë për edicionin e dytë.

Teksa bisedonte me ndjekësit e saj duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në InstaStory, moderatores i shkruajti dikush:

“Ta bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?- që sigurisht i referohej Big-ut.

Me përgjigjen e saj, moderatorja i shuajti kuriozitetin të gjithëve duke treguar se “Big Brother VIP 2” do të nisë në fund dhjetori.

Pra, edhe kësaj here mbrëmjen e Vitit të Ri do ta kalojmë “së bashku” me banorët e BBV 2 në ekran.

Janë aluduar prej disa muajsh emra që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri këtë edicion të dytë, megjithatë nuk ka ende asgjë të konfirmuar.