MENU
klinika

Deklarata nga Kuvendi

Kurti: Asnjëherë s’kam dhënë premtime për heqjen e vizave

30.06.2022 - 11:38

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se ai asnjëherë nuk ka dhënë premtim për heqjen e vizave.

Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se heqja e vizave për Kosovën nuk po ndodh për shkak se disa vende nga Bashkimi Evropian po hezitojnë.

“Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave. Kemi pasur raste kur në të kaluarën kanë thenë 12 muaj, 15 muaj. Mua asnjëherë nuk më keni dëgjuar ashtu”- tha Kurti.

“Muajin e ardhshëm bëhen katër vjet kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave. Por, ka vende që ende hezitojnë dhe rezistojnë. Ka edhe deklarata që nuk janë në linjë as me vet Brukselin, por më shumë s’kemi çka të bëjmë”.