MENU
klinika

Vizita në Kosovë

Lajçak: Po punojmë për një takim Kurti–Vuçiç para pushimeve

29.06.2022 - 12:48

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se po punojnë për një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel.

Lajçak tha në një konferencë për media se ka pasur diskutime të gjata me Kurtin, ndërsa tha se takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet në korrik.

“Gjithashtu jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, tha ai.

“Jemi duke punuar që të krijuar mundësi për këtë”, shtoi Lajçak.

Emisari i BE-së tha se “ka një numër të dokumenteve që tani jemi duke i diskutuar”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë