MENU
klinika

“Shpresojmë që UEFA ta kuptojë”

Laporta nuk heq dorë: Projekti Superligë vazhdon!

14.06.2022 - 16:59

Në ditën kur ka rikonfirmuar angazhimin me OKB-në në mbrojtje të refugjatëve, Barcelona ka konfirmuar se nuk dëshiron të dorëzohet në mundjen e krahut me UEFA-n: Superliga mbetet një projekt “i gjallë”, megjithëse ende “i pa përcaktuar në format dhe në detaje’, ka nënvizuar presidenti i Barçës, Joan Laporta.

Sqarimi i numrit një Blaugrana ka ardhur pas shpalljes së një marrëveshjeje të re katërvjeçare me UNHCR-në, e cila parashikon angazhimin konkret të fondacionit Blaugrana në projektet arsimore dhe humanitare në të katër kontinentet.

“Ky partneritet është treguesi më konkret i përkushtimit që Barcelona dëshiron të mbajë për të ndihmuar fëmijët refugjatë në të gjithë botën. Qëllimi i fondacionit tonë – ka shpjeguar Laporta – është i njëjtë me UNHCR-në, domethënë të përmirësojë kushtet e jetës së fëmijëve ta pafat dhe t’i bëjë të lumtur”.

SUPERLIGA –Presidenti i katalanasve nuk i është shmangur çështjes së Superligës, e cila do të përjetojë një kapitull të ri të rëndësishëm në mes të korrikut me shqyrtimin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

“Projekti Superligë vazhdon, ata që promovuan nismën janë ende të bindur, grupi është gjallë”, ka thënë Laporta. “Çështja do të ndjekë rrjedhën e saj me qetësi dhe në kohën e duhur, por ne mbetemi të bindur në qëndrimet tona.

“Ne nuk duam të shkojmë kundër UEFA-s, madje kërkojmë dialog, i yni është një pozicion i hapur dhe dua të sqaroj se nuk është absolutisht e vërtetë që ne duam një ligë të mbyllur.

“Përkundrazi, synojmë konkurrencën e hapur, e cila ka parasysh meritokracinë. Por është e nevojshme që të ndërgjegjësohemi se nuk mund të vazhdojmë më në këtë mënyrë”, ka ritheksuar Laporta.

“Rregullat duhet të ndryshohen, të harmonizohen. Në Europë ka një çekuilibër shumë të madh, duhet ndryshuar sistemi. Shpresojmë që edhe UEFA ta kuptojë këtë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Atmosfera e kampit kuqezi jo edhe aq pozitive

Uzuni dhe Ismajli dalin ‘kundër‘ Silvinjos!

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm