MENU
klinika

Thërret në takim ambasadorin e…

Lëvizja urgjente e Vuçiç pas anulimit të vizitës së Lavrov

06.06.2022 - 11:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në takim urgjent këtë të hënë (6 qershor) ambasadorin e Moskës në Beograd, për të biseduar mbi anulimin e vizitës së planifikuar në Serbi, të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Në një postim në Instagram, Vuçiç thotë se është informuar nga ambasadori për arsyet e anulimit të kësaj vizite.

“Ambasadori i Federatës Ruse, Boçan-Kharçenko, më informoi për arsyet që e pamundësuan ardhjen e ministrit Lavrov në Beograd dhe solli dokumente që e mbështesin këtë. Do të flas më shumë për gjithçka në RTS1 në Dnevnik në orën 19:30. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko”, thuhet në postimin e Vuçiç.

Anulimi i vizitës

Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i refuzojnë avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, për këtë arsye ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov nuk mund të zhvillojë vizitën e planifikuar dy ditore në Serbi që duhet të fillonte të hënën.

Një funksionar i lartë i ministrisë ia konfirmoi agjencisë ruse, Interfax një raportim në media. Lidhur me pyetjen, nëse vizita është anuluar, punonjësi është përgjigjur: “Diplomacia deri më tani nuk ka aftësinë e teleportimit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"...nuk e kemi shpikur ende teleportimin!"

Anulohet vizita e ministrit rus Lavrov në Serbi