MENU
klinika

Përzgjedhjet edhe për Olimpiadën e Indisë

Llambi Pasku e Klean Shuqja, kampionët e shahut për vitin 2022

27.06.2022 - 11:04

Ka përfunduar Kampionati Kombëtar Individual i Shahut për meshkuj e femra (18-25 qershor), duke shpallur kampionët e 2022-shit. Llambi Pasku e Klean Shuqja morën titullin për këtë vit, në përfundim të garave të zhvilluara në Tiranë.

Pasku mposhti në duelin për titullin Zino Veleshjnja (i dyti) e Franc Ashiku (i treti). Ndërsa në podiumin e femrave u ngjitën edhe Kler Caku (e dyta) e Eklea Omeri (e treta).

Garat e këtij kampionati ishin të forta dhe rivaliteti i madh, duke bërë që gjithçka të vendosej ditën e fundit. Një event që u ndoq nga mjaft dashamirës, ndërkohë që në fund morën pjesë edhe drejtuesit e këtij sporti, që shpërndanë trofetë.

Ky kampionat ishte përzgjedhës për ekipin kombëtar të të rriturve dhe të rriturave, që do të marrë pjesë në Olimpiadën e shahut, event që do të zhvillohet në Indi (27 korrik-11 gusht).