MENU
klinika

“Më tha je thjesht një vajzë e bukur”

Luana Vjollca rrëfen historinë e bullizmit nga një kolege

02.06.2022 - 08:56

Luana Vjollca ka rrëfyer një tjetër histori personale, përmes së cilës synon qe të japë mesazhe të fuqishme për gratë. Në episodin e ri të projektit “Thuaje”, moderatorja tregoi se si ishte paragjykuar thjesht për faktin se ishte një vajzë e bukur. Luana tregoi dhe një histori bullizmi në fillimet e karrierës.

“Kam një rast në fillimet e mia, atëherë kur askush nuk besonte se do të isha një moderatore e zonja, ku fjalët ishin se është një vajzë e bukur që vendoset aty për të tërhequr vëmendjen. Unë besoja te vetja ime, punoja shumë drejt asaj sepse nuk mund të bëhesh kurrë ajo që do të jesh pa punuar.

E vetmja gjë është që të besosh te vetja jote, atëherë kur të tjerët nuk besojnë te ti dhe të punosh fort drejt asaj që do. Megjithatë, një koleg i imi vjen dhe më thotë ‘nuk ke pse e përsërit skenarin për shkak se je thjesht një vajzë e bukur. Tekstualisht më tha ‘ti je thjesht një sex appeal’, sot shihesh dhe nesër harrohesh.

Më bëri që të mos e harroja kurrë si koment dhe t’i dëshmoja se nuk jam vetëm aq.“, tha ajo ndërsa përcolli dhe një mesazh. “Vajzat duhet ta duan njëra-tjetrën, ta mbështesin njëra-tjetrën dhe të bëhen bashkë për njëra tjetrën. Suksesi i vetëm në jetën tënde është të jesh ajo që ti dëshiron dhe të punosh drejt saj”.

“Isha” titullohet episodi i cili siç ka ndodhur dhe me dy episodet e para u pasua nga një këngë.

Ajo përcolli mesazhin e fortë që vajzat ta mbështesin njëra-tjetrën e ta duan fort. Mbi të gjitha Luana theksoi se vajzat dhe gratë duhet t’i lënë vend vetes në mënyrë që askush të mos i cenojë dhe të kenë mundësi të bëjnë atë që duan dhe si të duan.

Moderatorja tregoi se episodi i radhës titullohet “A me ra” dhe do të flasë për mamin. Me siguri do të jetë emocionuese dhe shumë e ndjerë, ndaj ne mezi presim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure