MENU
klinika

Atentati në Shkodër

Mbeti i vrarë me armë zjarri, ja kush është viktima

03.06.2022 - 10:16

Është identifikuar viktima në Shkodër. Mësohet se është vrarë me armë zjarri 68-vjeçari Naim Bajri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Rus” të qytetit verior. Mësohet se viktima ishte tregtar peshku në markatën e kësaj lagjeje dhe në momentin e ekzekutimit ka qenë duke konsumuar kafe me punëtorin e tij, Astrit Zeneli. Si pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka të bëjë me vrasje nga e kaluara. Më konkretisht 20 vite më parë, Naimit i kanë vrarë të birin, Indritin, asokohe 21 vjeç.