MENU
klinika

Në internet del sërish teza e lëndëve me zgjedhje

Mbi 33 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të katërt

24.06.2022 - 11:31

Janë 33 mijë maturantë të cilët hynë këtë të premte në provimin e katërt të maturës shtetërore, për lëndën me zgjedhje.





Por edhe sot, ende pa filluar provimi, në internet ka qarkulluar teza e provimit.

Në internet janë publikuar fotot nga testi i Fizikës dhe ai i Biologjisë.

Pak ditë më parë maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj në 9 qershor, më datë 11 qershor të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 17 qershor provimin e Matematikës.