20.06.2022 - 11:34
Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e ka nisur duke treguar se si është marrëdhënia e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Sipas Ramës, “edhe pse pak kush e beson, kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak”.
“Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëj duke falënderuar Albinin dhe të gjithë ju, por në veçanërisht Albinin dhe duke e thënë publikisht dhe në sy të atyre që na ndjekin që është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak”, tha Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
VIDEO / Ceremonia zyrtare