Pa telefona po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS ku po diskutohet lista me 10 kandidatura për President për t’u përzgjedhur më pas vetëm një emër.
Anëtarët telefonat i kanë lënë jashtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që drejtohet nga kryeministri Rama.
Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS. Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post.
10 kandidatët për President që ndodhen në listën që po diskutohet sot 5 janë politikanë jo aktiv, dhe 5 të tjerë i përkasin fushave të ndryshme, akademikë dhe emra të shoqërisë civile.
Emrin pasues të Ilir Metës pritet ta lexojë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka vetëm pak orë që ka mbërritur nga SHBA, ndërsa në mbledhjen e kryesisë shkoi me bllok në dorë.
Emri që do të dalë nga Kryesia, më pas do të kërkojë mbështetje me firma, të paktën 20, siç detyron Kushtetuta.
Për këtë ditën e nesërme, në orën 10:00 do të mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ku do të ketë një unifikim i të gjithë deputetëve për vetëm një emër për President, që do ta kalojë për votim në Parlament.
Kjo dhe për të mbledhur të gjitha votat e PS-së rreth një emri dhe për të shmangur një dështim të mundshëm edhe të raundit të 4-të.