MENU
klinika

Mediat serbe: Tronditet Moska

Me çfarë po i kërcënon Rusia shtetet që i ndaluan fluturimin Lavrorvit në Beograd

06.06.2022 - 11:12

Lajmi se Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Mali i Zi kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus në Serbi ka tronditur Moskën.

Mediat në Beograd raportojnë se ndërsa BE dhe NATO mirëpritën vendimin e shteteve, reagimet nga Moska ishin nga më të ndryshmet.

Drejtori i agjencisë shtetërore të fluturime ruse përmes një postimi në Twitterit shprehu zemërimin e tij ndaj këtyre katër vendeve dhe u dërgoi një mesazh me një fjalë “Sarmat”, një raketë e rëndë balistike ndërkontinentale e prodhuar nga Rusia.

“Ajo që është e mirë është “Sarmat”? Ai nuk do të kërkojë pëlqimin për të fluturuar nga bullgarët frikacakë, rumunët hakmarrës dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët, si dhe të tjerët, suedezët”, ka shkruar ai.

Ndërkohë në një tjetër shkrim, “B92” shkruan se Moska ka kërkuar nga Serbi që të reagojë ashpër ndaj këtij vendimi të 4 shteteve.

“Reagimi i Moskës dhe Beogradit për mbylljen e hapësirës ajrore për Sergei Lavrov duhet të jetë i përbashkët dhe jashtëzakonisht i mprehtë, njoftuan nga Moska” raporton media serbe.

Ndërkohe me heret kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur për një televizion serb, se situata në lidhje me vizitën e Lavrovit është “jashtëzakonisht e komplikuar”.

Ajo iu referua vështirësive logjistike, veçanërisht atyre që lidhen me të drejtat e fluturimit mbi një vend të caktuar të diplomatit rus.

Kryeministrja serbe, Brnabiç është shprehur, se presidenti Vuçic për përgatitjen e vizitës së Lavrovit ka zhvilluar bisedime edhe me përfaqësues të “Rusisë, SHBA, Gjermanisë dhe BE-së”.

Tradicionalisht Serbia mban marrëdhënie të mira me Rusinë, nga ana tjetër ky vend dëshiron anëtarësimin në BE.