“Lufta për klikime” mes artistëve shqiptarë po ndihet goxha këtë verë! Këngë të shumta janë publikuar që janë bërë menjëherë hit, ku përmendim bashkëpunimin “Heart Attack” nga Noizy dhe Loredana si dhe “Pare” nga Butrinti, Mozzik dhe Tayna.
Tashmë këngëtarët po ‘sfidojnë’ njëri-tjetrin me klikime.
Lidhur me klikimet, ka ardhur një reagim nga këngëtarja e njohur, Fifi. Ajo ka ironizuar pikërisht fenomenin e klikimeve, ku shumë artistë shqiptarë marrin miliona klikime vetëm në pak ditë.
Fifi ka publikuar një këngë të Drake në “story”, i cili ka 26.5 milionë ndjekës në kanalin e Youtube, por në këngën e fundit ka arritur të grumbullojë 8.8 milionë klikime për pak ditë.
“Drake bir më fal që nuk je këtej nga ne se i kishe pas 28 milion deri tani”, Fifi shkruan plot ironi.
Postimi i saj shihet si ironizim për artistët shqiptarë dhe për “luftën për klikimeve”.
Kujtojmë që Fifi bëri bujë të madhe gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania”. Më pas, ajo bëri publike lidhjen e saj me Adis Patushin.
Këngëtarja e njohur u komentua shumë gjatë për marrëdhënien e saj me Adisin, ku para pak kohësh ‘shpërtheu’ ndaj kritikuesve.
“Aman merruni me jetën tuaj… Aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam edhe unë një jetë… Dikush zgjedh ta bëjë publike dikush jo… Unë kam treguar çdo gjë timen, e bëra, e ndava me ju, e hëngra… Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok. Por më lini të jetoj. Nëse lëndoj dikë, nëse i bëj keq dikuj, nëse e fyej, nëse e dëmtoj dikë, nëse i hyj në hak dikujt, ju lutem më varni, më turpëroni…Po s’po ju bëj gjë. Unë thjesht po jetoj. Më lini të ndihem njeri”, shkruante Fifi më herët.