MENU
klinika

"Nuk ua di emrin, ça janë këngëtarë a humoristë”

Menaxheri i VIP-ave ironizon hapur vëllezërit Veshaj

08.06.2022 - 10:56

Gjatë një interviste për “Shqipëria Live” menaxheri i VIP-ave Alesio Alija ka folur rreth koncerteve të këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit. Teksa po fliste për fitimet e tyre në koncerte, Alesio tha se artistët që kërkohen dhe paguhen më së shumti janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.

Sipas tij vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, për të cilët u shpreh se nuk i njihte, nuk kanë ende një karrierë të mirëfilltë muzikore. Ai ka folur dhe për Beatix, për të cilën tha se nuk është e njohur jashtë vendit.

“Përmende dy çuna se nuk iua di emrin, ça janë këngëtarë a humoristë. “In” do të thotë të kesh një karrierë, të jesh këngëtar. Nuk të rritet vlera ty që bëre dy këngë edhe dole në një emision televiziv se nuk e kuptoj fare. Të jesh këngëtar nuk është që “bëra një këngë, mora 2-3 milion klikime”, nuk e dimë a janë të vërtet apo s’janë dhe “u bëra këngëtar.” Të jesh këngëtar ti duhet ti japësh publikut, sepse unë punoj që 13 vite me këngëtarë botërorë, të famës botërore. Noizy është një person… mbi të gjitha i jep publikut, dhe ka punuar për këtë ditë ku ka arritur.

Disa këngtarë e meritojnë, disa nuk e meritojnë fare. Dj iu ikën punë sepse këta këngëtarë vijnë aty rrinë 40 minuta, dhe as për të kënduar nuk këndojnë dot rrinë aty me të gjitha të regjistruara. Kjo është skandal i diskotekave shqiptare.”– tha Alija.

I pyetur se kush këngëtar ka shitur më shumë bileta në koncertet e organizuara në Australi, menaxheri u përgjigj kështu:

“Në Australi Noizy ka shitur më shumë. Beatrix nuk njihet në Australi, është një treg shumë i largët. Aty kërkohet Elvana Gjata, Ledri, Noizy, Aurela… Duan akoma shumë rrugë ta që të arrijnë në këtë moment.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja që i bëri të gjithë të dyshojnë...

Kjo moderatore do të zërë vendin e Bora Zemanit?!