MENU
klinika

Mbrojtësi kuqezi

Merr pasaportën shqiptare, gati për Kombëtaren

02.06.2022 - 15:10

Adrian Bajrami u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren A në dy takimet miqësore të muajit mars ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Mbrojtësi që mban edhe shiritin e kapiteni te Benfika U-23, nuk arriti të debutonte për shkak të problemit që kishte me pasaportën.

Por tani fatmirësisht ky problem është zgjidhur dhe Adrian Bajrami nuk ka asnjë pengesë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi. Në këtë grumbullim ai është vënë në listën e pritjes nga trajneri italian Edi Reja dhe prej ditësh po vazhdon stërvitjen me Kombëtaren A.

Ndërkohë që mbrojtësi është edhe pjesë e listës së Shqipërisë U-21, ku do të jetë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për dy takimet e fundit të kualifikueseve, atë ndaj Anglisë në transfertë dhe Kosovës në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës