MENU
klinika

Si Meri Popins...

Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur

10.06.2022 - 18:37

        “Nëse për gjermanët ekzistonte Muri i Berlinit, i cili ndante lindjen me perëndimin, për ne pogradecarët, kufiri ndarës është liqeni ynë i bukur, i kaltër, i tejdukshëm. Kjo masë ujore që mund të kalohet edhe me not, ka ndarë për gati gjysmë shekulli dy botë: Shqipërinë e Enver Hoxhës me Jugosllavinë e Titos. Ne pogradecarët, kur kthjellohet moti pas shiut, mund të hedhim vështrimin në bregun tjetër dhe shohim kishën e Shën Naumit apo ndërtesat e bardha të Ohrit, pa mundur t’i vizitonim dot.” –  do të shkruante në “Kapërcyell”- Sprove letrare, Meri Lalaj…

Ditën e sotme, pas një periudhe në gjendje të rëndë, ndërroi jetë shkrimtarja e njohur, me një kontribut të veçantë në letrat shqipe. Lajmin e ka bërë me dije, studiuesja Luljeta Dano, në një status në rrjetet sociale.

Ajo shpreh dhimbjen për ikjen e mikeshës së saj, duke e cilësuar si Meri Popins, për energjinë dhe të qeshurën me gjithë zemër.

“Kaq e trishtueshme, ikja e vetë Meri Popins! Meri Lalaj, nuk e besoj dot, për energjinë tënde dhe të qeshurën tënde me gjithë zemër…”, – janë fjalët e saj.

Mësohet se Lalaj, po kalonte një situatë të vështirë shëndetësore, për shkak të pasojave nga Covid-19. Pak ditë më parë, mikesha e saj, shkrimtarja Miranda Haxhia bëri apel për të ndihmë, përmes një letre, për t’i shpëtuar jetën.

Ajo u lind, në Pogradec në vitin 1943.

Prej viteve ‘90-të, Lalaj ka botuar dhe përkthyer disa tituj, ndër të cilët mund të përmendim, si: “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Qentë nuk magullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – një jetë” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj.

Gjatë krijimtarisë letrare, ajo është nderuar me: “Çmimi Kombëtar për vëllimin me tregime”, “Çmimi për poezinë më të mirë”, si dhe të tjera vlerësime.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen