MENU
klinika

Protesta e 7 korrikut

Ndodh për herë të parë, PD hap selinë dhe foltoren për të gjithë shqiptarët

30.06.2022 - 11:56

Partia Demokratike do të hapë selinë dhe foltoren për të gjithë shqiptarët, nga sot deri në protestën e 7 korrikut.

Në një njoftim për mediat, PD shprehet se “për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë”.

Partia Demokratike ka ftuar të gjithë shqiptarët “që duan të ngrenë zërin, të bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh”.

NJOFTIM PER SHTYP

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Ne vijim të daljeve do të jetë Mario Ceca, i ri nga Kashari i cili sapo ka mbaruar maturën.

Lidhja live per rreth 5 min nga selia e PD-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN