23.06.2022 - 22:32
Sezoni fantastik i Nedim Bajramit me Empolin duket se nuk tërhoqi vëmendjen e klubeve brenda Italisë por edhe jashtë saj, me Herthën e Berlinit që mendohet se i është bashkuar garës për mesfushorin e Kombëtares.
Raportimet e ditëve të fundit për një transferim të mundshëm të Bajramit te Fiorentina kanë vendosur në lëvizje mediat lokale të italianëve, me “FirenzeViola.it” që ka zbuluar se edhe Hertha Berlin i është bashkuar garës për shërbimet e 23-vjeçarit.
Media italiane ka theksuar se klubi i Bundesligës do të bëjë një tentative për Bajramin në javën e ardhshme, me Empolin që është e vendosur të mos pranojë më pak se 12 milionë për kartonin e mesfushorit kuqezi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mesfushori i Kombëtares