Kryeministri Edi Rama paralajmëron refuzimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për këtë arsye, Rama tha se ka vendosur me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mos marrin pjesë në Samitin e BE-së i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.
“Duket se një tjetër “Jo, na vjen keq!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund!”, shprehet Rama dhe thekson se “I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”.
We discussed today at length with Serbia’s and North Macedonia’s leaders about the upcoming EU Summit. It seems that another “No,sorry!” is gonna be what we will hear at the end! The whole Union kidnapped by Bulgaria it is not a good spectacle to watch! What to do there?!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022
Postimi në Twitter i Ramës
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së.
Duket se një tjetër “Jo, na vjen keq!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund!
I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë të bëjmë atje?!”, shkruan Rama në Twitter.
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.
Në këtë samit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë.