MENU
klinika

Austria “dush” të ftohtë vendeve të BE-së

“Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në BE ne duhet të dalim”

22.06.2022 - 11:21

Të rinjtë e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) reaguan ndaj rekomandimit të Komisionit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit në BE Ukrainës dhe Moldavisë.

Ata kanë bërë një sondazh në profilin zyrtar në Facebook, duke shtruar pyetjen: “Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në BE, atëherë a duhet të largohemi?”

Kjo duket se ka marrë pëlqimin e shumicës së komentuesve, duke bërë që rinia e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) të fillojë diskutimet për tërheqjen e Austrisë nga BE, shkruajnë mediat serbe.

I të njëjtit mendim duket se është edhe eurodeputeti i FPÖ, Harald Vilimski, pasi i ka pëlqyer njoftimi dhe e ka shpërndarë atë.


Austria u anëtarësua në BE në vitin 1995 dhe në sondazhet e opinionit, shumica e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit.

Eurobarometri tregon se 41% e austriakëve e konsiderojnë të mirë anëtarësimin në BE, ndërsa 40% thonë se nuk është as i mirë as i keq.

Vetëm 18% thanë se ishte keq që Austria u anëtarësua në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dokumenti për Shqipërinë dhe M. e Veriut

Samiti i BE/ Çfarë do nënshkruhet në Bruksel?