05.06.2022 - 12:56
Tre turistë janë shpëtuar pasi kishin ngecur në Gjipe të Himarës. Forcat e shpëtimit të policisë së Himarës ishin nisur drejt vendit kukishin ngecur turistët duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Një prej turistëve, e seksit femër ka pësuar dëmtime pas koke dhe ka fraktura të lehta. Sipas policisë, ajo po transportohet me autoambulancë për në spitalin e Himarës.