Analisti Artur Zheji, në emisionin ‘Pikat mbi i” u shpreh se tashmë me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë të Nuredin Dumanit, SPAK ka testin e jetës, për të treguar nëse do të veprojë si duhet apo jo.
Avokati Spartak Ngjela u shpreh se korrupsioni në Shqipëri tashmë është fenomen dhe se kjo ka ndodhur pasi politika ka lejuar korrupsionin në drejtësi.
Zheji: Ai është i gjallë se është bë burg, por nëse del jashtë nuk është i gjallë me identitetin e tij. Pra është apo jo i manipulueshëm Dumani kjo është një çështje. Por fakt është që disa nga krimet janë kryqëzuar nga sistemi Tims, ai i ka rrëfyer ato dhe nga verifikimet ka dalë që ka pasur përputhje,. Pra shpresojmë që të jetë në kushte të përshtatshme shëndetësore që ta bëjë të shërbim deri në fund. SPAK ka testin e jetës së vet. Gjërat janë të lidhura është një lëmsh shumë i ndyrë dhe po u zgjidh do të zgjidhe halle shumë të thella të Shqipërisë.
Ngjela: Hetimi special e bëri punën e tij, Sapo bëri pendimin shoi tek dosjet e vrasjeve me pagesë dhe bëri hetimin sepse ishin mbyllur ato. Lopët e krimit që kanë mbarsur qindra viça janë të pushtetit gjyqësor, pasi të gjithë janë blerë. Ky hetim i jep një vlerë të re Shqipërisë. …Kemi tre aspekte pastrimi parasë, vrasje me pagesë të përdorura nga politika në funksion të pushtetit,,…. Më e rëndësishme për hetimin është metoda kriminale që ka funksionuar në Shqipëri dhe hyrja në lojë e politikës. Ne dimë që gjithë ky krim po të mos donte politika nuk bëhej, pra e ka lejuar sepse ka lejuar korrupsionin në drejtësi.