MENU
klinika

Nuk dini çfarë të bëni?

Njihuni me produktet që duhet të vini në lëkurë pas djegies!

09.06.2022 - 17:39

Po nxitonit për të nxjerrë tavën nga furra dhe dogjët dorën? Në rast se nuk ndërhyni menjëherë gjendja mund të përkeqësohet. Më poshtë ne ju njohim me 4 produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies.

1.Uji i ftohtë

Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut. Sa herë që pësoni djegie të shkallës së parë duhet të fusni menjëherë zonën e dëmtuar në ujë të ftohtë. Uji i ftohtë qetëson dhimbjen pasi shtrëngon enët e gjakut.

2.Patatet

Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

3. Aloe Vera

Bima e Aloe Vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës, por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë. Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe më pas lyejeni me xhel aloe vera.

4.Lëkurë bananaje

Lëkura e bananes është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E). Ajo ka veti hidratuese dhe ndihmon plagën të mbyllet sa më shpejt.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN