22.06.2022 - 21:11
Një moment i frikshëm ka ndodhur nga Botërori i notit që po zhvillohet në Hungari, ku notarja amerikane, Anita Alvarez, humbi ndjenjat gjatë garës.
Ajo ndodhej në pishinë duke konkurruar me rivalët, teksa humbi ndjenjat dhe u zhyt deri në fundin e pishinës.
Për fatin e mirë të saj, ndërhyrja e shpejtë e trajneres dhe ekipit mjekësor rezultuan të ishin vendimtare për jetën e saj, të cilët stabilizuan gjendjen shëndetësore të 25-vjeçares.