MENU
klinika

Lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

Nuk kanë të ndalur/ Tërmet në Detin Adriatik

06.06.2022 - 09:15

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në detin Adriatik. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në në Shqipëri dhe Mal të Zi, në këtë të fundit 12 kilometra larg Ulqinit. Sipas të dhënave të para tërmeti ka qenë me magnitudë 4.0 ballë dhe me një thellësi prej 2 km.

Një tjetër tërmet u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës. Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 3.5 e shkallës rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.