MENU
klinika

Pamjet e rusit bëhen virale

Numri 1 në tenis i bërtet trajnerit, ai braktis ndeshjen

20.06.2022 - 19:02

Pavarësisht se është numri 1 në botë, tenisti rus Daniil Medvedev nuk po e shijon ashtu si duhet këtë moment. Këtë vit nuk ka fituar asnjë turne (ka humbur në dy finale) dhe javën e ardhshme nuk do të lejohet të luajë në Wimbledon (janë përjashtuar tenistët rusë e bjellorusë).

Duket se e gjithë kjo situatë ka ndikuar psikologjikisht te tenisti rus, protagonist i një gjest të shëmtuar në finalen e Halle (Gjermani). Ai u mund në këtë ndeshje 2-0 nga polaku Hubert Hurkacz, por të gjithë mbetën në befasuar nga sjellja e tenistit rus.

Në momentin që humbi një pikë, ai u kthye nga trajneri i tij, francezi Gilles Cervara, duke i ulëritur nga larg. Pas këtij gjesti, trajneri është ngritur, ka marrë çantën e tij të shpinës dhe është larguar nga stadiumi, duke mos u rikthyer më.

Medvedev ka kërkuar ndjesë për këtë veprim pas përfundimit të finales, por duket se marrëdhënia mes tij dhe trajnerit Cervara është ndërlikuar shumë. Medvedev ka mbyllur kështu pa sukses aventurën në fushat me bar, për të nisur pushimet.

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën