Pas 7 vitesh i zhdukur eshtrat e të riut Mariglen Gjonaj u prenë në Fushë Mamurras të Kurbinit. Analizat e ADN-së konfirmuan se mbetjet kockore që u gjetën në fillim të prillit në Fushë Kuqe, i përkasin të riut që ishte zhdukur në vitin 2015 pa asnjë gjurmë.
Menjëherë pas identifikimit, eshtrat u tërhoqën nga familjarët, të cilët hapen dyert e mortit, duke i dhënë lamtumiren e fundit djali të tyre.
Dhimbja për familjaret e të afërmit ishte shumë e madhe, pasi nuk kishin menduar asnjëherë këtë të fund tragjik, duke pasur shpresa të shumta se Mariglen Gjonaj mund të ishte gjallë.
Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj kërkon që të zbardhet ngjarja dhe autorët e këtij krimi makabër të vihen para drejtësisë.
“Na ndihmoi zoti, u bë e mundur gjetja e eshtrave. Të paktën edhe ne ngushëllohemi e marrim njëfarë ngushëllimi si familjar.
Patjetër, kemi apel për shtetin, duam të dimë se kush na e bëri këtë nder. Ne nuk i kemi pasur borxh njeriu. Kërkojmë drejtësi, pasi është një ngjarje shumë e rëndë që na ka pikëlluar pamase. Kemi pasur shumë shpresa se djali mund të ishte gjallë, por fati nuk e deshi dhe ne do të pranojmë këtë fund tragjik” thotë Fran Gjonaj.
Kafka dhe mbetjet kockore u pikasen nga një banor pasditen e 3 prillit në një zonë me ferra dhe shkurre në anë të rrugës që lidh Fushe Kuqen me Adriatikun në Kurbin.
Pas ekzaminimeve të kryera, ekspertiza biologjike e kryer mes profilit të ADN-së së nënës dhe eshtrave të gjetura, ka konfirmuar se ata i përkasin Maringlen Gjonajt, i cili u zhduk në rrethana misterioze në vitin 2015 dhe që është vrarë nga persona ende të paidentifikuar.