MENU
klinika

Rilindasi i madh

Pashko Vasa, ky burrë shteti

29.06.2022 - 12:47

        Veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, një nga ideologët e parë të këtij zgjimi mbarëkombëtar, poet e publicist, Pashko Vasa lindi në Shkodër (17 shtator 1825 – Bejrut, 29 qershor 1892). Po aty, kreu mësimet e para dhe shërbeu si sekretar në konsullatën britanike. Më 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit italian kundër zgjedhës së huaj.

Në Stamboll, mbajti poste me rëndësi në administratën osmane. Në vitin 1878-1882 qe një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të “Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja shqip”.

Pashko Vasa është autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Ai shkroi një varg veprash që i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe” (“L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise”, Konstandinopojë 1878, “Gramatika shqipe për të u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi” (“Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître”, Londër 1887).

Në historinë e letërsisë shqipe që po krijohej, Pashko Vasa zë vend të rëndësishëm, sidomos me vargjet e njohura të poemës “ O moj Shqypni, e mjera Shqypni” (1880).

Prej vitit 1883 e derisa u nda nga jeta, Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit. Eshtrat e tij u sollën në atdhe, pas Luftës II botërore.

Një ndër figurat më komplekse në historinë e Lëvizjes sonë Kombëtare. Pashko Vasa ishte intelektuali, publicisti, romansieri, historiani, diplomati dhe atdhetari i shquar, që jetën ia vuri në shërbim atdheut.

Një episod për t’u veçuar

Vlen për t’u vlerësuar, përvovja e Pashko Vasës si guvernatori i Beirutit. Në dhjetë vitet në drejtimin e vilajetit të Beirutit, figura e tij shfaqet në përmasa të reja, me kontributin e tij të shquar për popullin arab. Si themelues i teatrit kombëtar libanez në Beirut, Pashko Vasa shkroi shumë vepra me vlera edukative, që u shfaqën periodikisht në teatrin e Beirutit.

Ky burrë shteti, që zotëron 6 gjuhë të huaja, përfshirë edhe arabishten, dha një kontribut të madh edhe për kulturën arabe. Veprat e tij i botoi plotësisht, kur ishte guvernator në Beirut (1883-1892).

Gjatë drejtimit të tij, vlen të përmendet fakti se, sa parimor dhe reformist u tregua në luftën kundër korrupsionit. E nisi në sektorin e drejtësisë, ku kishte shkeljet më të mëdha, duke larguar nga puna me dhjetëra të korruptuar, këta të akuzuar për abuzime, apo për rryshfete. Ai vlerësonte ndershmërinë e gjykatësit, apo prokurorit, si pasqyrën më të gjallë në punë e tij të përditshme dhe jetën e thjeshtë, si një nëpunës.

Kështu, ai bëri thirrje që në radhët e sistemit të drejtësisë të emëroheshin gjithnjë njerëz të ndershëm, profesionistë dhe me horizont. Në mbarimin e mandatit të parë dhe fillimin e atij të dytë, u ndesh me korrupsionin e dhëndrit të tij italian, Kupelinjo – asokohe, drejtor i sektorit politik për marrëdhënien me jashtë.

Çëshja filloi të mbajë erë dhe u pasqyrua në disa gazeta arabe, emri dhe figura e guvernatorit të lakohej në shtypin e kohës. Pashko Vasa, pa nënvlerësuar në asnjë rast shkrimet kritike të gazetarëve, kontaktoi me gazetarët dhe u bind për çfarë shkruhej…. Me gjakftohtësi, ai vendosi largimin nga puna të dhëndrit, duke e detyruar që të shkojë përsëri në Itali, së bashku me vajzën e tij, Rozën dhe dy mbesat.

“Nuk lejoj të më nxihet fytyra, por dhe zemra para popullit libanez të Bejrutit, për të cilët jam betuar se do t’u shërbej me ndershmëri” – ishin fjalët e patriotit shqiptar, Pashko Vasës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen