MENU
klinika

Lojërat Mesdhetare

Petrov i 6-i, Beqiri eliminohet në çerekfinale

29.06.2022 - 22:53

Në Algjeri vijon garat e Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, aktivitet ku merr pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me 29 sportistë. Pasi kishte siguruar kualifikimin për në finale, gjimnasti Matvei Petrov konkurroi sot për medalje në disiplinën e kalit me doreza.

Petrov nuk mundi të zërë një vend në podium, teksa u klasifikua i gjashti mes tetë konkurrentëve, duke grumbulluar gjithsej 13,400 pikë. Petrov siç dihet është një gjimnast rus, i cili disa vite më parë është pajisur me pasaportë shqiptare, duke përfaqësuar flamurin kuqezi në evente të ndryshme ndërkombëtare.

Një zgjedhje kjo falë trajnerit të tij Alon Hasa, me të cilin punon prej kohësh në Çeki. Kampion Mesdheu në këtë disiplinë u shpall kroati Mateo Zugec me 14,250 pikë, në vend të dytë u klasifikua një tjetër kroat, Jakov Vlahek, i cili grumbulloi 14,150 pikë, ndërsa medalja e bronzit shkoi për turkun Ferhat Arican me 14,000 pikë.

As boksieri Alban Beqiri nuk arriti të marrë medalje në këto Lojëra Mesdhetare, edhe pse vinte me pretendime. Ai u mund në cerekfinale nga vendasi algjerian Ait-Bekka pa 3 raundeve. Keqardhje, pasi pritshmëritë ishin të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin