MENU
klinika

Ngjarja në afërsi të një resorti

Policia jep detaje për plagosjen në Shkodër, FNSH rrethon zonën

15.06.2022 - 08:44

Policia e Shkodrës jep informacione për ngjarjen e ndodhur në Velipojë, ku mbeti i plagosur një 48-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi Pjerin Brushtulli 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.