MENU
klinika

Surprizon Bajram Begaj

Presidenti i ri zhvillon sot takimin e parë me… Alfred Moisiun

05.06.2022 - 10:19

Një ditë pasi u votua në parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të shtetit në vendin tonë në periudhën e pluralizmit.

Lajmi bëhet me dije nga burime për Panorama.al ndërsa mësohet se takimi i karakterit informal ka nisur rreth orës 10:00. E përbashkëta mes tyre, përveç faktit se njëri ka qenë në krye të shtetit dhe tjetri pritet të marrë detyrën muajin e ardhshëm është fakti se të dy vijnë nga karriera ushtarake.

Pikërisht për këtë arsye, Moisiu u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama ditën e premte në deklaratën për gazetarët, në momentin e zbulimit të emrit të Bajram Begajt si kandidatura e propozuar nga socialistët për marrjen e postit të kreut të shtetit.

Rama deklaroi se Alfred Moisiu na tregoi se si duhet të jetë presidenti i republikës së Shqipërisë “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një Shteti dhe eksperienca na tregon se në radhën e Presidentëve që kemi pasur ai që vinte nga ajo zonë e Forcave të Armatosura, mbahej mend për mirë. Dhe kujtoj që Alfred Moisiu tregoi se si duhet të jetë presidenti i Republikës Së Shqipërisë”, tha Rama.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga bojkoti i PD-së te vota e vetme pro e opozitës

Presidenti i ri i Republikës/ Çfarë ndodhi dje në Kuvend?