MENU
klinika

“Përshëndet, ulu, bëj komente të shkurtra…”

Presidenti Biden zbulon pa dashje letrën me udhëzimet se çfarë duhet të bëjë

24.06.2022 - 13:28

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka zbuluar pa dashje një letër që përmbante udhëzimet bazë se si ai duhet të vepronte, gjatë një takimi me drejtuesit e industrisë së erës amerikane në Shtëpinë e Bardhë.

Siç mund të shihet dhe nga kjo video, Presidenti amerikan u tregoi rastësisht fotografëve listën e udhëzimeve, ku përfshiheshin edhe orientime të tilla si “uluni në pozicionin tuaj”, “Bëni komente të shkurtra” dhe “Largohuni”.

Presidenti Biden udhëzohet gjithashtu të flasë me pjesëmarrës të veçantë, t’u bënte pyetje dhe t’i falënderonte para se të largohej.

Në këtë letër lexohen qartë të gjitha gjërat që ai duhet të bëjë në takimin me krerë të bizneseve industriale, përfshirë dhe kur duhet të përshëndesë, kur duhet të ulet dhe kur të largohet.

Disa ditë më parë, kujtojmë që Biden u rrëzua nga biçikleta në sytë e mediave.

Madje Presidenti amerikan ka dhënë edhe deklarata që janë përgënjeshtruar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë