Kryeministri Edi Rama, sëbashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, zhvilluan sot një vizitë në Ukrainë ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Ky i fundit, ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një video nga takimi me Ramën.
Zelensky shkruan se vizitat e partnerëve ndërkombëtarë janë të rëndësishme për të shprehur mbështetjen ndaj popullit ukrainas.
“Partnerë ndërkombëtarë vijojnë që të vizitojnë Ukrainën. Është një mbështetje shumë e rëndësishme për popullin tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç” – shkruan Zelensky.
Më herët ditën e sotme, kryeministri Rama dhe Abazovicc vizituan disa zona lufte në Ukrainë. Ata kanë vizituar një ambient që mban kujtimet e fundit nga ushtarë dhe fëmijë të mitur ukrainas që humbën jetën nga bombardimet ruse.
Aty shihen lodrat e fundit me të cilat kanë luajtur ata fëmijë, si dhe veshjet dhe këpucët që kanë mbajtur ushtarët ukrainas që u vranë në luftën e egër të nisur nga Moska.