MENU
klinika

Një në SPAK

Pronat “presin” koka në Sarandë, tre dosje në dorën e Prokurorisë

03.06.2022 - 11:10

Hetimet në lidhje me pronat në qytetin e Sarandës kanë çuar brenda 5 muajsh plot 12 persona në pranga, ndërkohë që 7 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Janë 4 procedime penale të finalizuara gjatë muajve të fundit lidhur me akuzat “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv”, “falsifikim dokumentesh”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Tre dosje hetimore janë duke u hetuar nga Prokuroria e Sarandës ndërsa një tjetër nga SPAK. Nga 19 personat tashmë nën hetim, 12 janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK dhe Bashkisë Sarandë, 1 është noter, 3 janë biznesmenë, ndërsa 3 të tjerë qytetarë të thjeshtë. Hetimet e prokurorisë kanë çuar deri tani në sekuestrimin e mbi 10 mijë m2 truall si dhe të një godine 7 katëshe në hyrje të qytetit të Sarandës.

Megjithatë burime bëjnë me dije se aktualisht ne Prokurorinë e Sarandës janë të tjera dosje nën hetim për çështjet e pronave, që lidhen kryesisht me kallëzime të qytetarëve të ndryshëm, kallëzime nga Ministria e Drejtësisë apo institucione të tjera. Hetime njëkohësisht janë duke u zhvilluar edhe nga SPAK, pasi oficerë të kësaj të fundit kanë qenë në muajin nëntor 2021 në ASHK Sarandë. Megjithatë paralajmërim për hetime më të thelluara lidhur me pronat në Sarandë ka bërë para pak ditësh edhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja si dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASHK, Artan Lame.

Edhe pse një nga qytetet me problemin më të theksuar në lidhje me pronat, në Sarandë kishte vite që nuk ishte ndëshkuar asnjë zyrtar për këto shkelje, që pas disa arrestimeve në tetor 2014 që përfunduan më pas me dënime minimale, por edhe me pushim çështjesh.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë