MENU
klinika

Çfarë pritet?

PS feston të dielën 31-vjetorin e themelimit të saj, selia rozë organizon festë për socialistët

11.06.2022 - 08:14

Këtë të diel Partia Socialiste do të festojë 31-vjetorin e themelimit të saj. Mësohet se me rastin e këtij përvjetori selia rozë ka organizuar një festë për të gjithë socialistët.

Pasditen e sotme atyre u ka mbërritur një mesazh që të bashkohen në festimet që do të mbahen të dielën pasditen në orën 19:00, tek Sheshi “Austria” ( pranë selisë së PS).

Partia Socialiste drejton vendin në mandatin e tretë radhazi e drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama.