MENU
klinika

Arsyeja

Pse Britney vendosi të “zhduket” papritur nga rrjetet sociale?

17.06.2022 - 10:43

Këngëtarja Britney Spears vendosi të fshijë llogarinë e saj në Instagram dhe këtë e bëri vetëm disa ditë pas martesës me Sam Asghari-n dhe disa mosmarrëveshjeve me familjen e saj.

Nuk është hera e parë që Britney bën një pauzë nga rrjetet sociale ku ndan foto dhe video të shumta, pasi këtë e bëri pikërisht në muajin mars pas publikimeve për kujdestarinë e saj.

Këngëtarja ka qenë sërish pjesë e polemikave gjatë javëve të fundit, fillimisht për kritikat ndaj familjes së saj. Ajo i ka akuzuar ata për sjelljen e keqe që kishin ndaj saj gjatë kujdestarisë, e cila tashmë ka mbaruar. Polemika janë krijuar dhe pas martesës me Sam Asghari-n pasi ajo tha se nuk e kishte ftuar kurrë vëllain e saj të madh, Bryan Spears në ceremoni.

Nëse përpiqeni të hyni në llogarinë e këngëtares në Instagram, do të shihni se Britney e ka vendosur të marrë pak pushim larg fansave dhe rrjeteve sociale.

Britney Spears u martua me Sam Asghari të enjten e kaluar në një ceremoni gjatë së cilës përjetoi momente të shumta tensioni. Veçojmë këtu përpjekjet e ish-bashkëshortit të saj Jason Alexander për të prishur dasmën dhe sulmin e panikut që ajo përjetoi para ceremonisë.

Por kjo nuk ishte e gjitha polemika, pasi Britney tha se i vinte keq që djemtë e saj Sean Preston dhe Jayden James nuk morën pjesë në dasmë, si dhe shumë nga anëtarët e familjes.

Madje, ylli i popit publikoi në një post të shpërndarë në Instagram, para se të fshinte llogarinë e saj, kritikat ndaj disa anëtarëve të familjes së saj. Mbi të gjitha ajo na siguroi se nuk piu asnjë pikë alkool gjatë ceremonisë.