MENU
klinika

“Faji” i Kosovës apo lobim nga Rama e Veliaj

Pse festivali ‘Sunny Hill’ vjen në Tiranë?

14.06.2022 - 21:57

Kryefjala e mediave orët e fundit është vetëm një: Festivali Sunny Hill nuk do të organizohet në Prishtinë, por është zhvendosur në Tiranë në të njëjtat data.


Sipas organizatorit, babait të Dua Lipës, Dukagjinit, arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Por, mos ndoshta kjo gjë u piketua që të ndodhte kështu, një vit më parë kur Dua dhe Dukagjin Lipa ishim me pushime ne Shqipëri?

Pushimet në Tiranë dhe jug me Erion Veliajn dhe Edi Ramën në 2021

Një vit më parë këngëtarja me famë botërore erdhi në Tiranë ku inauguroi kopshtin për fëmijë të ndërtuar nga fondacioni i saj “Sunny Hill Festival” pas shkatërrimeve të tërmetit të 2019. Ajo shoqërohej nga prindërit, Dukagjini dhe Anesa, vëllai Gjini, motra Rina dhe i dashuri asokohe Anwar Hadid.

Prindërit e saj javë më parë kishin qenë në Tiranë ku kishin organizuar një takim me kryebashkiakun Veliaj duke paralajmëruar ‘gjëra të mëdha’ në të ardhmen. Dukagjini jo rrallë është shfaqur në shoqërinë e Veliajt gjatë udhëtimeve të tij në Shqipëri.

Sakaq, në pushimet e vitit të kaluar në jug të vendit, Duas dhe familjes së saj iu bashku edhe kryeministri dhe familja e tij.

Fotot në rrjetet sociale nuk munguan teksa Rama ka folur me superlativa për Duan duke e cilësuar si: “vajzë e mençur, të edukuar e modeste, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës”.

Reagimet e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj

Pasi lajmi u bë me dije në mediat sociale, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një postim të shpërndarë në Facebook, u shpreh i lumtur duke e cilësuar si një lajm të mirë për Shqipërinë. Ai ka theksuar se Dua Lipa së bashku me të ftuarit e saj do të ndriçojnë Tiranën me shkëlqimin e tyre.


“Lajm i mirë. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo”- shkruan ai.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka rishpërndarë në Instagram postimin e ‘Sunny Hill” me të njëjtin mbishkrim:

“E njëjtat datë, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë bileta se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë,po vijmë!”

Çfarë deklaroi në 2020 Dukagjin Lipa?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Në një intervistë për Adi Krastën, Dukagjin Lipa, në 2020 foli për planet e festivalit duke thënë: “Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri netë do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit. Nuk e di sa e keni parë, por përmes festivalit kemi dalë me lajme pozitive në The Neë York Times, The Guardian, The Economist.”

Këtë vit organizimi në Shqipëri nuk ishte paralajmëruar, vetëm 3 datat në Prishtinë.

Vetë Dua tha në 2021 në një deklaratë për mediat se “Jemi duke diskutuar për një koncert në Tiranë. Por do kisha patur dëshirë të bëja një koncert për albumin tim të dytë.

E nëse hipoteza e parë nuk është e vërtetë atëherë vijmë te e dyta: pengesat që u solli qeveria e Kosovës (siç thotë kryetari i Komunës së Prishtines Përparim Rama) bënë që Dua dhe Dukagjini të shfrytëzonin miqësinë me Ramën për të ardhur në Shqipëri?

Në letrën që Dukagjini u ka dërguar krerëve të shtetit dhe zyrtarëve tjerë institucionalë, të cilën e ka publikuar në Facebook, thuhet se edhe pse janë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare për dhënien e një hapësirë në shfrytëzim të platformës së festivalit, kjo kohë, sipas tij, ka qenë e pamjaftueshme për institucionet të marrin një vendim përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit përgatitjet për mbajtjen e këtij edicioni.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se fajtor për këtë është qeveria dhe sipas tij zhvendosja e tij do t’i shkaktojë humbje të mëdha Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, tha se duhet të mirëpritet heqja e dorë e Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.

“Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka shkruar ai në Facebook.


Pavarësisht arsyeve diçka është e sigurt: përfitimet financiare dhe kulturore që Festivali do i japë Tiranës dhe vendit tonë. Për 3 netë “Sunny Hill” do e kthejë në kryqendrën e Europës teksa vëmendja nga mediat e huaja është e garantuar siç ka ndodhur me dy vitet e mëparshme kur është mbajtur Festivali në Kosovë. Të theksojmë se emra të mëdhenj si Mahmood, Kamal, Dj Diplo, Skepta janë vetëm disa nga emrat e huaj që do marrin pjesë këtë vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon Rama: S’ka si Tirona jo!

Dukagjin Lipa zhvendos Sunny Hill nga Prishtina